Home Lajme Berisha: Dërgimi i Njësisë Speciale në veri vitin e kaluar, plan i...

Berisha: Dërgimi i Njësisë Speciale në veri vitin e kaluar, plan i Kurtit dhe Vuçiqit

13
0
SHARE





Berisha: Dërgimi i Njësisë Speciale në veri vitin e kaluar, plan i Kurtit dhe Vuçiqit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka folur për dërgimin e Njësiteve Speciale të Policisë në veri gjatë shtatorit të vitit të kaluar.

Sipas Berishës, ky ishte një plan i harmonizuar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në shtator të vitit 2021 forcat në veri u dërguan me prapavijë dhe pa një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo quhet një plan i harmonizuar Vuçiq-Kurti. Çdo veprim që ndërmerrej në veri ishte i paarsyetueshëm politikisht. Veriu tashmë është jashtë kontrollit institucional të Kosovës. Kjo për shkak se largimi nga institucionet, pra i policisë, kryetarëve dhe i deputetëve, faktikisht ka krijuar një vakum institucional. Por a është situata e rrezikshme në veri? Administrata atje funksionon, shërbimet publike atje funksionojnë, por i raportojnë Beogradit”, deklaroi Berisha në në Tëvë1.

Ai pretendon se Qeveria Kurti po mundohet ta prezantojë situatën në veri sikur është gjithçka në rregull, mirëpo sipas Berishës, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.