Home Sport Hyri në histori të Kupës së Botës, Ronaldo: Jam shumë krenar dhe...

Hyri në histori të Kupës së Botës, Ronaldo: Jam shumë krenar dhe tejet i lumtur

38
0
SHARE





Hyri në histori të Kupës së Botës, Ronaldo: Jam shumë krenar dhe tejet i lumtur

Cristiano Ronaldo ka komentuar pas ndeshjes momentin historik të tij, ku u bë lojtari i parë në histori që shënon në pesë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.
Ronaldo ishte ai i cili e zhbllokoi rezultatin në fitoren e sotme 3:2 të Portugalisë kundër Ganës, përcjell lajmi.net.

Pas këtij suksesi foli edhe vetë ylli portugez, duke thënë se është krenarë për arritjen e tij.

“Ishte një moment i bukur, Botërori im i pestë. Ne fituam, filluam në këmbë, është një fitore shumë e rëndësishme”, tha ai në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.





“Ne e dimë që në këto gara ndeshja e parë është vendimtare, por edhe rekordi për të qenë lojtari i parë që shënon në pesë Botëror, është diçka që më bën shumë krenar dhe jam shumë i lumtur që skuadra mori një rezultat në një lojë të vështirë.

Hapi më i rëndësishëm ishte që fituam, ishte një javë që përfundoi një kapitull, u mbyll dhe tani duam të fillojmë me një këmbë të mirë”, shtoi më tej Ronaldo.

Kujtojmë që aktualisht 37 vjeçari është pa klubi, pasi Man United edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me kapitenin e Portugalisë./Lajmi.net/