Home Lajme Kurteshi i quan injorantë Thaçin e Mustafën që e nënshkruan Asociacionin

Kurteshi i quan injorantë Thaçin e Mustafën që e nënshkruan Asociacionin

15
0
SHARE





Kurteshi i quan injorantë Thaçin e Mustafën që e nënshkruan Asociacionin

Sami Kurteshi nga Vetëvendosje, teksa ka komentuar prezantimin e draft-statutit për Asociacionin nga FES-i, ka cituar kryeveprën e poetit të njohur gjerman, Wolfgang von Goethe se “djalli fshihet në detaje”, duke aluduar për mangësit dhe pasojat për Kosovën nga ky draft.

Kurteshi në Prime Time në Kanal10, u shpreh i pakënaqur me këtë draft-statut, teksa tha se nevojitet ende kohë për ta analizuar më mirë atë, shkruan Gazeta10.

Ai po ashtu, i ka quajtur injorantë ish-kryeministrat, Hashim Thaçin e Isa Mustafën, për sic thotë ai që nënshkruan një marrëveshje të tillë ndëkrombëtare siç është Asociacioni, duke rënë pre e shantazheve.

“Siç ka thënë Goethe në veprën e tij Fausti, se djalli fshihet në detaje. Kjo është edhe cështja e kontratave. Duhet edhe një kohë për analizimin e draftit me kujdes. Njerëz që kanë nënshkruar dokumente të tilla (Asociacionin), kanë qenë njerëz injorant sa i përket këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare. Në tërë textin nuk përmendet asnjë emërtim tjetër përvec fjalës serbë, ashtu e kanë bërë edhe Kushtetutën. Ata thonin se nuk është njëetnik. Kjo është paradoksi. Cila është arsyeja ta quajmë multi-etnik, kur është njëetnik”, tha Kurteshi në Prime Time./Gazeta10