Home Lajme Media boshnjake “Klix”: Albin Kurti, prej rebelit prishtinas te rivali i përkryer...

Media boshnjake “Klix”: Albin Kurti, prej rebelit prishtinas te rivali i përkryer i Vuçiqit

15
0
SHARE





Media boshnjake “Klix”: Albin Kurti, prej rebelit prishtinas te rivali i përkryer i Vuçiqit

Dikur një rebel politik, sot një rival i përkryer i Aleksandar Vuçiqit në tavolinën e bisedimeve. Kështu e përshkruan mediumi boshnjak “Klix.ba” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një profil kushtuar shefit të qeverisë kosovare, media nga Bosnja e Hercegovina përshkruan rrugëtimin e Kurtit në politikë dhe qasjen e tij në dialogun me Serbinë. Paparaci ju sjell një pjesë të shkrimit.

Pasi drama mes Serbisë dhe Kosovës, lidhur me targat, kaloi në edhe në një shtyrje tjetër dhe shtyrja gjobave për 48 orë iu dha Prishtinës dhe Beogradit më shumë kohë që përfundimisht të gjejnë zgjidhje për këtë problem.

Megjithatë, duke gjykuar nga deklaratat e bëra pas takimit në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ende larg asaj që mund të quhet një qëndrim i dakorduar, shkruan sot media boshnjake “Klix.ba”.
Ndonëse grindja mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me targat dhe probleme të tjera ka kohë që po vazhdon, të gjitha këto probleme kanë vënë në sprovë pjekurinë e zyrtarëve të Serbisë dhe Kosovës.

Derisa pak a shumë dihet gjithçka për Aleksandar Vuçiqin dhe rrugën e tij politike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ai që pozita e tij në këtë raport pushteti është sigurisht politikisht inferiore.

Edhe pse Kosova ka arritur të krijojë një ndikim të caktuar në komunitetin ndërkombëtar, fakti është se vendi ende nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, OSBE-së, Këshillit të Evropës, sigurisht, nga pikëpamja e Kosovës, kjo e ndërlikon e gjithë historinë në marrëdhëniet me Serbinë.





Mirëpo, sjellja e kryeministrit Kurti, qëndrimi i tij dhe rritja politike janë padyshim gjëra të cilave duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë, shkruan “Klix.ba”.

Ajo që është ndoshta më e rëndësishmja në çdo gjë, mbi të gjitha për vetë Kosovën, është fakti se në këtë moment të rëndësishëm për vendin, në poste drejtuese ka përfaqësues të një gjenerate të re politikanësh.

Kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani në shumë vende perëndimore përmes aktiviteteve të tyre kanë zhvilluar një sërë kontaktesh me njerëz të botës politike, ekonomike dhe shkencore, gjë që sigurisht kontribuon në përfaqësimin më të fortë diplomatik të Kosovës përkundër mangësive të reflektuara në mospjesëmarrjen në disa nga organet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë negociatave të fundit me Serbinë për targat, të cilat mund të thuhet se po vazhdojnë “pafundësisht”, Kurti u tregua një kockë jashtëzakonisht e fortë për Serbinë, por edhe për vetë Brukselin dhe në asnjë moment nuk iu nënshtrua dëshirave dhe kërkesave të Bashkimit Evropian. Qëndrimin e ngjashëm që e ka marrë për targat, ai e mbajti edhe kur bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në veri të Kosovës.

Në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, veçanërisht në kontekstin e fundit, është e vështirë të thuhet se vetëm njëra palë ka të drejtë dhe se ajo që thotë Prishtina apo Beogradi është e vetmja e vërtetë. Megjithatë, duhet pranuar se Aleksandar Vuçiqi ka një kundërshtar politik nga ana tjetër e tavolinës, i cili mund ta kundërshtojë atë në mënyrë adekuate në çdo kuptim.

Është e vërtetë se Kosova ka pas shpine Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pyetja është nëse kjo do të kishte ndonjë rëndësi nëse kreu i qeverisë së Kosovës nuk do të ishte tamam si ky Albin Kurti – një rebel dhe politikan prishtinas. Me gjithë presionin e madh, nuk heq dorë nga synimet e tij, të cilat përfshijnë pavarësinë e plotë të Kosovës dhe njohjen reciproke me Serbinë.