Home Sport Ronaldo e “fiton” garën kundër Messit me like-a (FOTO)

Ronaldo e “fiton” garën kundër Messit me like-a (FOTO)

12
0
SHARE

Ronaldo e “fiton” garën kundër Messit me like-a

Dy futbollistët më të mirë në dekadat e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, së fundi duket se e kanë lënë mbrapa rivalitetin mes tyre.

Të dy e kanë bërë një fotografi së bashku duke luajtur shah, dhe e kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Ajo u bë menjëherë virale në internet vetëm për pak minuta.

“Fitorja është gjendje shpirtërore. Një traditë e gjatë e punimit të valixheve e fotografuar nga Annie Leibovitz për Louis Vuitton”, thuhet në postimin e dy futbollistëve më të mirë në botë.

Por, si duket “gara” i takoj CR7-shit.

Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale, tek profili i tij ka më shumë Like si në Facebook ashtu edhe në Instagram.

Në Facebook, CR7 ka marrë mbi 7.2 milionë Like ndërsa Leo 5.4 milionë.

Sa i përket Instagramit, Ronaldo prin me numrin e ndjekësve.