Sami Kurteshi: Amerikanët e dinë se Kurti nuk luan qo** me ta
Për politikën amerikane dhe çfarë duan profile të politikanëve duan ata, ka folur Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, në Prime Time në Kanal10.
Kurteshi tha se amerikanët, i duan figurat që nuk janë të korruptuara, që e mbrojnë integritetin territorial të tyre, që s’janë kriminel dhe as të shantazhuar, shkruan Gazeta10.
Madje sipas tij, zyratërt amerikanë janë duke e parë këtë frymë edhe në Kosovë, me qevrisjen aktuale, duke thënë amerikanët e dinë se Kurti nuk luan ‘qo** me ta’.
“Unë e njoh politikën amerikane. Nuk ka nevojë me m’tregu qysh mendoj. Amerika qëndron pas cdo politike dhe personi, që respekton disa parime edhe në pjesë të ndryshme të botës. Në Kosovë qëndron pas njerëzve që nuk i shkelin të drejtat e njeriut, që s’janë të korruptuar, që s’janë të shantazhuar, që s’janë kriminelë e që punojnë për të mirën e vendit të tyre. Dhe, natyrisht që e mbrojnë integritetin territorial të tyre. Amerikanët nuk thonë kot “I am American”, edhe kush i prekë, i hanë dreqi. Prandaj, edhe ata janë tu e pa që Kosova është duke e bërë pikërisht këtë. Ata që e duan Kosovën, janë krenar që jetojnë këtu. Amerikanët i duan këto profile të njerëzve”, u shpreh Kurteshi në Prime Time./Gazeta10