Home Shëndetësi Skandaloze, Spitali Zhan Mitrev në Shkup infektoi pacientë duke ua filtruar gjakun

Skandaloze, Spitali Zhan Mitrev në Shkup infektoi pacientë duke ua filtruar gjakun

77
0
SHARE

Skandaloze, Spitali Zhan Mitrev në Shkup infektoi pacientë duke ua filtruar gjakun

Një spital në Shkup, emri i të cilit u bë i njohur në Kosovë, sidomos pas shfaqjes së Covid 19, ka trajtuar në mënyrë skandaloze pacientët që kanë shkuar për të kërkuar shërim.
“Zhan Mitrev”, institucion privat i shëndetësisë i emëruar sipas kardiokirurgut që e drejton atë, rastet e pacientëve me Covid 19, i ka trajtuar me metodën e hemofiltrimit, që në shumë raste ka rezultuar fatale për ta. Shumë pacientë, pos çmimit të lartë, aty janë infektuar me disa lloje bakteresh, e në fund e kanë paguar edhe me jetë.

“Gjaku i papastër”, mu sikur romani i njohur i autorit boshnjak Mesha Selimoviq, është titulluar dokumentari i hulumtuar nga gazetarë investigues maqedonas, të mbledhur në Organizatën “Investigative Reporting Lab Macedonia”. Hulumtimi 60 minutash, që ka në fokus pandeminë që e shkatoi Covid 19 dhe spitalin “Zhan Mitrev”, ka nxjerrë të dhëna skandaloze rreth trajtimit të pacientëve në këtë spital.

Aty është aplikuar metoda e hemofiltrimit, për të cilën “Zan Mitrev”, ka pasur disa lloje ofertash nga 3 mijë, 4 mijë apo 5 mijë euro. Në disa raste kjo metodë ka rezultuar fatale për pacientët të cilët pasi kanë pastruar gjakuan janë infektuar me disa lloje të baktereve e për pasojë edhe kanë vdekur.

Por, fillimisht, cila është historia e spitalit dhe kush është themeluesi i tij, kardiokirurgu Zan Mitrev.

Spitali klinik Zan Mitrev është themeluar më 1999 nga kardiokirurgu Zan Mitrev i shkolluar në Shkup e Zagreb dhe me stazh edhe në spitale në Gjermani(edhe pse hulumtimi nuk ka gjetur prova se Mitrev ka qenë yll i mjekësisë gjermane), në një hapësirë të marrë nga ish -Spitali ushtarak i Shkupit që Mitrev e kishte rinovuar për t’ia nisur punës.

Asokohe, doktori Mitrev ishte kujdesur që të prezantohet si dikush që po shkon ta ndihmojë shëndetësinë e Maqedonisë dhe duket se për këtë kishte arritur t’i bindë edhe krerët e shtetit. Për hyrjen e tij në tregun maqedonas në këtë hulumtim ka folur edhe ish -kryeministri Maqedonas Ljupco Georgievski, i cili tha se para se t’i jepet leja për të filluar punën, për Mitrevin është folur disa vjet më herët në mediat e Shkupit, ndërkohë që hulumtim i IRLM ka prezantuar pamje të ish -Presidentit Boris Trajkovski që kishte prerë shiritin në hapjen e këtij spitali që atë kohë e ka mbajtur emrin Filipi i Dytë.

“Ne i sigurum diku 23 ose 24 milionë marka gjermane për aparatura mjekësore, që duheshin për ta bërë një shërbim të mirë kardiokirurgjik. Përvec që i siguruam pajisje, hapësirë, i siguruam edhe monopol të punës. Deri atëherë Maqedonia s’kishte kardiokirurgji dhe pacientët shkonin jashtë për shërim. Dhe kështu u kompletua klinika”.

Por Mitrev insiston se gjithcka që lidhet me klinikën është bërë nga puna e tij, por ish -Kryeministri Georgievëski e demanton atë duke thënë se Mitrev duhet t’ia japë një “falënderim të madh”, Maqedonisë për gjitha ato që ia kishtë dhënë.

Pas shumë viteve dhe propagandës së Mitrev për vetën dhe klinikën e tij, thekson hulumtimi, kur në Maqedoni dhe në tërë botën trokiti Covid 19, askush se kontestoi “brendin” e këtij shpitali,

Sipas Sashka Cvetkovska redaktore përgjegjëse e “Investigative Reporting Lab Macedonia, qytetarët shkuan në këtë klinikë shkuan sepse i “besuan Zan Mitrevit dhe propagandes se tij se ky eshte nje spital brend per dallim prej institucioneve shëndetësore shtetëtore të rëna për toke”

Cvetkovska shton se është e qartë se aty shërbimet janë më te shtrenjta, por rrëfimi ka qenë si ai është spital i vlerësuar me çmime botërore, ndërsa Mitrev një mjek i njohur me renome botërore, akademiku më i ri në vend Spitali i vetëm që me cmime të Oksfordit etj.

Por, sipas saj një gjë është e qartë.

“Zan Mitrev është spitali që ka përfitu më së shumti gjatë pandemisë”

Hulumtimi nisë me storien e një pacienti të cilën familja e kishte dërguar për shërim në këtë spital, pas njoftimeve se kishte zbritje në çmime por aty kishte nisur diçka krejt tjetër. Për IRLB ka rrëfyer Melita Brezeva.

“Pyeta se ku mund të drejtohem që bashkëshorti im të mos vdes nga Covid 19. Aty filloi diçka tjetër. Paguam 12 mijë euro,ai (bashkëshorti) i morri 12 mijë euro. Në këto 12 mijë euro përfshihej pakoja e Covid 19 dhe hemofiltrimi nëse ka nevojë” thotë Brezeva.

Pikërisht këtu, shfaqen telashet dhe komplikimet për bashkëshortin e Melita Brezeva.

Bashkëshortit të saj, i dalin analiza të këqija dhe familjarëve nuk u thuhet e vërteta.

Brezeva thotë se i kishte pyetu mjekët, a e jeni duke e trajtuar Covidin apo diçka tjetër ata kishin mbetur pa përgjigje.

Mitrev personalisht i kishte bërë publicitet “shërimit” të Covid 19 nëpërmjet pastrimit të gjakut duke insistuar se pajisjet ishin aprovuar nga FDA.

“Ka dy metoda te sherimit, hemofiltrimi dhe sherimi klasik. Sherimi klasik ështe katastrofal” thoshte ai.

Madje ai në përgjigjen e tij për IRLB ishte sfiduar nga gazetarja e cila e kishte pyetur se ku është aplikuar kjo metodë, duke thënë “paj kam parë në media” se në Berlin. Por gazetarët kanë e kanë ballafaquar këtë pohim të Mitrevit, me një mjek maqedonas i cili e ka hedhur poshtë teorinë e kardiokirurgut maqedonas.